Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Aksident në Kakavijë, ambulanca përplas për vdekje një fëmijë

Nga A2 CNN
15 Gusht 2020, 10:52 | Kronikë

Sikur të mos mjaftonte situata humanitare e krijuar prej dy ditësh në Kakavijë, paraditen e kësaj të shtune ka ndodhur edhe një ngjarje e rëndë. Një fëmijë 10-vjeçar ka humbur jetën i përplasur nga një autoambulancë që po transportonte një të sëmurë nga Kakavija në drejtim të spitalit të Gjirokastrës. Ngjarja tragjike u regjistrua në afërsi të fshatit Bularat.

Sakaq prej orëve të para të mëngjesit, situata në Kakavijë sa vjen dhe rëndohet. Mbi 15 mijë persona janë në pritje për të kaluar kufirin, ndërsa pala greke vazhdon me procedurat e saj duke mos lejuar askënd të futet pa bërë më parë testin e Covid-it. Sikur të mos mjaftonte kjo, gjatë natës, ka ndërprerë punën fare.

Ndërkohë, qytetarët që janë bllokuar prej dy ditësh dhe netësh akuzojnë strukturat shtetërore shqiptare që i kanë lënë në mes të rrugës dhe në dorë të fatit. Qytetarët shprehen gjithashtu se pasagjerët e autobusëve që vazhdojnë e vijnë, i zbresin njerëzit larg kufirit dhe pasagjerët shkojnë në këmbë për të kaluar, duke u futur para tyre.

Nisur nga ritmi i procedurës kufitare dhe fluksit gjithnjë në rritje të personave që tentojnë të kalojnë kufirin, me gjase situata do të vazhdojë e tille edhe për shumë orë të tjera, ndërsa vete njerëzit nuk pranojnë të kthehen.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani