Kultivonin kanabis në liqenin e Sharrës, 2 në pranga

policia droge ara kanabis 1100x620

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike kësaj here në njësinë administrative Vaqarr.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë konstatuan në një sipërfaqe të shpyllëzuar në vendin e quajtur “Grykëderdhja e liqenit të Sharrës”, disa bimë të mbjella, të dyshuara si bimë cannabis sativa.

Në fund të operacionit u arrestuan në flagrancë, shtetasit F. XH., 19 vjeç dhe I. XH., 30 vjeç, të cilët dyshohet se ishin kultivuesit e bimëve narkotike.