Ndeshjet me më shumë gola në historinë e Champions League

firo champions league 08 14 2020 1 4 final quarter final knockout match fc bayern munich muenchen munich   fc barcelona 8 2 1100x620

Fitorja e Bayern Munchen kundër Barcelona-s me rezultatin 8-2 ishte ndeshja me numrin më të madh të golave të shënuar në një ndeshje të fazës me eliminim të Chamnpions League, por jo ajo me numrin më të madh të golave të shënuar në një ndeshje të kompeticionit që prej edicionit të parë të sezonit 1992/93, ku pasoi Kupën e Kampionëve.

Ndeshja me numrin më të madh të golave të shënuar përfshin një tjetër skuadër gjermane, Borussia Dortmund, e cila mundi polakët e Legia Warszawa 8-4 në një ndeshje të fazës së grupeve në nëntorin e vitit 2016.

Më pas vjen triumfi i famshëm i Monakos me rezultatin 8-3 kundër Deportivo La Coruna në vitin 2003, ndërsa goleada e Bayern në Lisbonë të premten është ndeshja e tretë me numrin më të madh të golave të shënuar.

Lista e ndeshjeve të Champions League me më shumë gola të realizuara

12 gola: Borussia Dortmund – Legia Warszawa 8-4, 22/11/2016

11 gola: Monaco FC – Deportivo La Coruña 8-3, 05/11/2003

10 gola: Barcelona – Bayern München 2-8, 14/08/2020

9 gola: Paris Saint-Germain – Rosenborg 7-2, 24/10/2000

9 gola: Lyon – Werder Bremen 7-2, 08/03/2005

9 gola: Villarreal – Aalborg 6-3, 21/10/2008

9 gola: Tottenham Hotspur – Bayern München 2-7, 01/10/2019