Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pentagoni krijon divizionin për të studiuar UFO-t

Nga A2 CNN
15 Gusht 2020, 09:25 | Bota
Pentagoni krijon divizionin për të studiuar UFO-t

Mediat amerikane raportojnë se kohët e fundit Pentagoni ka krijuar një divizion të veçantë me detyrë kryesore studimin e UFO-ve.

Qëllimi i deklaruar është të "kuptohet dhe njihet më mirë natyra dhe origjina" e fenomeneve në lidhje me objektet fluturuese të paidentifikuara.

"Divizioni synon të identifikojë, analizojë dhe katalogojë fenomenet ajrore të paidentifikuara që mund të përbëjë një kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara", shpjegon Pentagoni.

Edhe pse krijimi i këtij divizioni për herë të parë pranohet zyrtarisht, në SHBA ka mijëra njerëz që mendojnë se një divizion i tillë ekziston prej kohë, por që qeveria e ka mbajtur sekret aktivitetin e ashtuquajtur jashtëtokësor.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli