Përgatitjet për sezonin e ri, Milan bën blerjen e parë

Milan 1 1100x620

Milan ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik dhe tashmë ka blerë dhe futbollistin e parë gjatë kësaj merkato.

Ai është pikërisht 17-vjeçari Emil Roback dhe konsiderohet një ndër talentët më të mëdhenj në nivel ndërkombëtare.

Sulmuesi është pjesë e ekipit të Hammarby, pronar i të cilit është dhe Zlatan Ibrahimovic. I gjithë operacioni ka kushtuar 1.2 milionë euro dhe kuqezinjtë tashmë do të kenë në organikë dhe një sulmues në rritje.

Lajmi është konfirmuar dhe në faqen zyrtare të Hammarby ku shkruhet se “klubi ka gjetur akordin me Milan për transferimin e Emil Roback. Sulmuesi i talentuar 17-vjeçar le klubin tonë për të vijuar karrierën në një ndër skuadrat më të mëdha në botë”, shkruhet në komunikatë.