Presidenti Meta kthen dhe ligjin për shtetësinë: Ngatërron konceptin e “fitimit” të shtetësisë shqiptare

ILIR META frame 27898 1100x620

Presidenti i Republikës i shton dhe një tjetër ligj të kthyer Kuvendit për ta rishqyrtuar në seancën e parë të rinisjes së punës së tij.

Kësaj herë kreu i Shtetit ka vendosur t’iu rikthejë ligjvënësve ligjin për shtetësinë pasi sipas tij ngatërron konceptin e “fitimit” të shtetësisë shqiptare.

Në arsyetimet e bëra nga Presidenti theksohet se për këtë ligj nuk ka pasur asnjë konsultim dhe se kriteret e përcaktuara kufizojnë jo vetëm kompetencën ekskluzive të Presidentit për dhënien e shtetësisë shqiptare, por cenojnë edhe të drejtat e subjekteve për të marrë shtetësinë shqiptare.

Mes të tjerash, sipas presidenti, ky ligj ngatërron konceptin e “fitimit” të shtetësisë shqiptare, si një e drejtë kushtetuese e patjetërsueshme e çdo njeriu që lind brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, apo nga paraardhës shqiptarë, me “marrjen” e shtetësisë shqiptare nga çdo subjekt tjetër që nuk ka pasur më parë lidhje me Republikën e Shqipërisë.