Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Qytetarët kalojnë natën në rrugë, sërish radhë në pikën e Kakavijës

Nga A2 CNN
15 Gusht 2020, 08:45 | Aktualitet

Vijon të jetë jo normale situata në pikën kufitare të Kakavijës ku qindra qytetarë shqiptarë qëndrojnë në radhë për të kaluar në drejtim të Greqisë.

Radhët janë shtuar dhe më tej pasi pala greke e ndërpret punën në orën 22:00 të natës për ta rifilluar sërish në 06: të mëngjesit.

Shumë qytetarë kanë qëndruar në radhë dhe kanë fjetur në makinën e tyre, duke pritur mëngjesin me shpresën se do të mund të kalojnë për të Greqi.

Shteti fqinj ka vendosur vetëizolim të detyruar 7-ditor për ata që kthehen nga Shqipëria prej 17 gushtit, çka ka shtuar numrin e personave që duan të kthehen para kësaj date.

A2 CNN Livestream

Dita jonë