Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Radhë dhe në Morinë, dyndje nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

Nga A2 CNN
15 Gusht 2020, 14:21 | Aktualitet

Mijëra kosovarë edhe këtë të shtunë ia kanë mësyrë bregdetit shqiptar. Në pikën kalimin kufitar në Morinë, kolona ishte e gjatë deri 150 metra sipas të dhënave zyrtare nga ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës. Kurse për të kaluar kufirin për në Shqipëri pritja ka qenë 20 deri në 25 minuta.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë, nga territori i Kosovës  për pushime në Shqipëri, vetëm në tre orët e para të mëngjesit kanë dalë mbi 15 mijë persona.

Policia Kufitare e Morinit si zakonisht punoi me procedurë të përshpejtuar dhe me të gjitha kapacitetet e sportelet për kalimin e shpejtë të automjeteve. Kosovarët, duke shfrytëzuar fundjavën dhe dikush pushimet, kanë vendosur që ta vizitojnë bregdetin shqiptar.

Ndërkohë, një shtetas kosovar është arrestuar në pikën kalimin kufitarë Vermicë, pasi me automjetin e tij, nga Shqipëria tentoi të kontrabandonte pesë shtetas sirianë. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë