Rekordet që u thyen në Barcelona-Bayern

Screenshot 3 5 1100x620

Barcelona-Bayern, e përfunduar me rezultatin 2-8, pa diskutim që është një prej ndeshjeve më të pabesueshme jo vetëm të Champions League, por të gjithë futbollit. Përveç rezultatit të pazakontë, në atë takim që vlente një biletë për në gjysmëfinalet e kompeticionit, u thyen edhe disa rekorde, pozitive e negative, për të dy skuadrat pjesëmarrëse në atë takim, por edhe për vetë kompeticionet europiane.

1. Bayern u bë skuadra e parë në historinë e Champions League (prej sezonit 1992-1993) që shënon 8 gola në një ndeshje me eliminim.

2. Barcelona nuk kishte pësuar kurrë 8 gola në asnjë kompeticion, prej vitit 1946 kur mundej nga Sevilla 8-0 në Kupën e Spanjës.

3. Në minutën e 31-të rezultati ishte 4-1 në favor të Bayern. Asnjë skuadër tjetër nuk kishte shënuar më parë 4 gola kaq shpejt në një ndeshje të Champions League.

4. Bayern ka realizuar deri tani, në të gjitha kompeticionet, 155 gola në vetëm 50 ndeshje, më shumë se çdo skuadër tjetër në pesë kampionatet kryesore të Europës (Angli, Spanjë, Gjermani, Itali, Francë).

5. Bayern nuk humbet prej 28 takimesh (27 fitore, 1 barazim) dhe ka fituar 19 ndeshje rresht, një rekord për klubin gjerman. Gjatë kësaj periudhe, skuadra ka realizuar 94 gola.