Të shtëna në Vlorë, një person mbetet i plagosur

vlcsnap 2020 08 15 21h49m28s022 600x338

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e të shtunës në Vlorë, i qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur pranë gjimnazit “Ali Demi”, pas një konflikti mes disa personave. A2 ka mësuar se konflikti ka nisur fillimisht brenda lagjes “28 nëntori” dhe më pas palët e përfshira janë përleshur në rrugë. Nuk ka ende informacion mbi numrin e personave të përfshirë.

I plagosuri, i cili mësohet se është një i ri nga Vlora, është dërguar në spital me ambulancë. Ai është jurist në shërbimin e provës, çka ngre dyshime që ngjarja mund të ketë lidhje me detyrën.

Fillimisht i plagosuri është qëlluar me qytën e pistoletës, pastaj me plumb. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një thikë, e cila është tentuar të përdoret nga një tjetër person i përfshirë në ngjarje. Gjithashtu janë gjetur edhe dy gëzhoja pistolete 9mm.

Policia ka arritur identifikojë autorin e plagosjes, por nuk ka mundur ende ta ndalojë.

Policia ende nuk i ka identifikuar personat e përfshirë.

Në përditësim…