Thyen sanksionet, SHBA sekuestron 4 anije iraniane naftëmbajtëse

1562811217493 1100x620

Shtetet e Bashkuara bënë me dije se kanë konfiskuar katër anije me karburant iranian që i kishin si destinacion Venezuelën, duke prishur një linjë kryesore të furnizimit për Karakasin, pasi ato shkelnin sanksionet e vendosura nga SHBA.

Për Këtë ngjarje reagoi dhe Presidenti Donald Trump, i cili tha se Irani nuk duhet të dërgonte ngarkesa me naftë në Venezuelë ndërsa shtoi se anijet e sekuestruara ishin ankoruar në Houston.

Departamenti i Drejtësisë bëri me dije që ngarkesa e sekuestruar tani ishin nën kontrollin amerikan. Sipas këtij departamenti sasia e konfiskuar nga katër cisternat ishte rreth 1.116 milionë fuçi, duke e bërë atë konfiskimin më të madh amerikan të karburantit iranian.