Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Malësi e Madhe, shkatërrohen tre automjete

aksident 1 1100x620

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Malësi e Madhe, ku sipas informacioneve paraprake tre automjete janë përplasur.

Si pasojë e aksidentit, të ndodhur në vendin  e njohur si “ura e Vrakës”, disa persona janë dërguar në Shkodër në gjendje kritike.

Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje për të kuptuar shkakun e aksidentit.