Covid-19 në botë, rekord rastesh në Francë, Trump: SHBA ka përmirësim

COVIDI BOTA 16 frame 2281 1100x620

Franca regjistroi numrin më të lartë të rasteve ditore më koronavirus që prej muajit maj, kur edhe nisi lehtësimin e masave të kufizimit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit, infektimet e reja janë 3310.

Në rritje të lehtë edhe numri i pacientëve në terapi intensive, që aktualisht janë 376. Në total, mbi 30 mijë e 400 persona kanë humbur jetën në Francë si pasojë e Covid-19.

Mbetet e rëndë situata edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 47 mijë e 913 infektime dhe 1029 vdekje. Mbi 5.3 milionë amerikanë janë prekur nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë, ndërsa viktimat janë rreth 170 mijë.

Robert Redfield, drejtor i qendrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve ka paralajmëruar këtë javë se nëse amerikanët nuk do të respektojnë masat për frenimin e pandemisë, ekziston rreziku i dështimit më të madh të shëndetësisë në histori.

Kalifornia, Florida dhe Teksasi janë shtetet me numrin më të lartë të infektimeve, ndërsa Nju Jorku është ai që ka më shumë viktima; gati 32 mijë.

Megjithatë presidenti amerikan Donald Trump ia atribuon numrin e lartë të rasteve edhe testimeve në masë; sipas tij deri më tani janë kryer 70 milionë teste. Ai shton se pozitiviteti nga koronavirusi ka rënë me 6 për qind vetëm gjatë javës së fundit.

Në Amerikën Latine, rajoni më i prekur nga pandemia, shifrat vijojnë të rriten. Meksika shënoi 635 viktima në një ditë, për një total prej mbi 56 mijë humbje jetësh. Meksika bëhet vendi i tretë në botë për nga numri i vdekjeve, pas SHBA dhe Brazilit.