Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Dokumentet për Kakavijë ishin në rregull, por në mjet kishte kilet e kanabisit, arrestohet

Nga A2 CNN
16 Gusht 2020, 21:38 | Kronikë
Dokumentet për Kakavijë ishin në rregull, por në mjet kishte

Ka edhe çudira, në radhët e atyre që presin në Kakavijë për të kaluar kufirin grek.

Një shtetas shqiptar me inicialet A.M. është arrestuar pasi transportonte në brendësi të automjetit të tij rreth 15 kilogram kanabis.

Shtetasi, banues në Lunxheri të Gjirokastrës, kishte përgatitur të gjithë dokumentacionin e duhur për masat e reja greke anti-covid me objektivin për të kaluar pa problem kufirin.

Mjeti i tij u kontrollua nga efektivët e antidrogës në afërsi të Zervatit, pak kilometra nga kufiri i shtetit.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani