Hamilton “mbret” në Spanjë, sërish keq Ferrari

Hamilton 1 1100x620

Çmimi i Madh i Spanjës sheh dominimin e britanikut Lewis Hamilton, në një garë ku fitorja nuk u diskutua kurrë, por jetoi më shumë me emocionet e duelit për podiumin, me holandezin Max Verstappen që edhe një herë futet në mes të pilotëve Mercedes, dhe arrin në finish para Bottas.

Garë e mirë e Racing Point, me dy pilotët Stroll dhe Perez në vend të 4 dhe 6-të, ndërkohë që ka sërish zhgënjim për Ferrarin, me Vettel që arrin një vend të 7 falë strategjisë me një pit-stop, ndërkohë që Leclerc u detyrua të tërhiqej.