Kakavijë, të gjithë udhëtarët do të kalojnë gjatë natës, e zyrtarizon ministrja Xhaçka

radha kakavije 1 1100x620

Ashtu siç ishte konfirmuar nga vizitat e shpeshta të autoriteteve greke në kufirin e Kakavijës, është arritur një marrëveshje midis palëve në mënyrë që të përfundojnë procedurat për të gjithë udhëtarët që prej ditësh dhe tashmë shumë të lodhur presin të hyjnë në territorin grek.

Lajmin e konfirmon edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila përmes rrjeteve sociale ka sqaruar se “pas komunikimit me autoritetet greke dhe gatishmërisë së tyre për të dërguar ekipe mjekësore shtesë, pika e kalimit kufitar në Kakavijë do të qëndrojë e hapur përtej orarit të punës për të bërë të mundur përfundimin e procedurave për 1000 udhëtarët e fundit”.

Pas komunikimit me autoritetet greke dhe gatishmerisë së tyre për të dërguar ekipe mjekësore shtesë, pika e kalimit…

Posted by Olta Xhacka on Sunday, August 16, 2020

Sipas ministres, “duke nisur nga nesër në mëngjes, kalimi në Kakavijë do të kryhet përmes regjimit të ri të masave me kuotat e reja, aplikimin dhe testin negativ të Covid 19”.

Vendimi me sa duket do të zhbllokojë emergjencën e krijuar në Kakavijë nga mijëra automjete që u dyndën drejt kufirit për t’i shpëtuar rregullave të reja greke anti-Covid, që detyron çdo person që dëshiron të kalojë kufirin  të pajiset me një dëshmi zyrtare në anglisht ku tregon kalimin e testimit për COVID-19.