MEPJ: Kapshtica dhe Kakavija do vijojnë punën deri në 22:00

kakavija naten 1100x620

Ministria e Jashtme bën me dije se pas negociatave me palën greke gjatë është rënë dakord që të vijojë puna në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës deri në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme.

MEPJ njofton qytetarët se kjo situatë vlen vetëm për ditën e sotme dhe se nga dita e nesërme do të hyjnë në fuqi masat e reja të vendosura nga autoritetet greke ku përfshihet numër i limituar udhëtarësh që do kalojnë, testi negativ për Covid dhe orar i kufizuar kalimi nga ora 06:00 deri në 22:00.