Ndërron jetë në spital vëllai i vogël i presidentit Trump

vellai i trump 1100x620

Pas disa ditësh i shtruar në spitalin e Nju Jorkut, ndërroi jetë në moshën 71 vjeçare Robert Trump, vëllai i vogël i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shkaqet e vdekjes apo sëmundjes që kishte Robert Trump nuk dihen ende, por mësohet se prej disa ditësh ai ndodhej në spital në gjendje të rëndë.

Presidenti Trump reagoi menjëherë për këtë humbje në familjen e tij duke shkruajtur në rrjetet sociale se “Me pikëllim iu njoftoj se vëllai im i mrekullueshëm, Robert, paqësisht ndërroi jetë në mbrëmje. Ai nuk ishte vetëm vëllai, por edhe shoku im”.