Përmbytjet përfshijnë Britaninë, qindra shtëpi nën ujë

Pas disa ditësh të nxehta dhe me temperatura shumë të larta, reshjet e dendura të shiut janë rikthyer në pjesë të Britanisë së Madhe.

Jugu i ishullit është përfshirë nga shira të dendura që kanë shkaktuar përmbytje në shumë zona në Kent, Hertfordshire apo Essexx.

Autoritetet ndodhen në gatishmëri për të ndihmuar personat në nevojë pasi shumë shtëpi dhe akse rrugore janë nën pushtetin e ujit.