Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Polonia ndryshon rregullat, shqiptarët e bllokuar në Varshavë kthehen mbrapsht

Nga A2 CNN
16 Gusht 2020, 10:10 | Aktualitet
Polonia ndryshon rregullat, shqiptarët e bllokuar në Varshavë

Një situatë bllokimi ku përfshihen dhjetëra qytetarë shqiptarë është regjistruar një ditë më parë dhe në aeroportin e Varshavës.

Në mënyrë të papritur, Polonia ka ndryshuar regjimin e hyrjes së qytetarëve shqiptarë dhe për këtë arsye shqiptarët që udhëtuan të shtunën drejt Varshavës me linjën ajrore të Kompanisë Polake, LOT Airline, nuk janë lejuar të hyjnë në vend.

Ministria e Jashtme njofton se ambasada shqiptare kontaktoi me qytetarët e bllokuar dhe autoritetet vendase dhe në fund u bë e mundur vendosja e një charteri që ktheu shqiptarët në atdhe në orët e para të mëngjesit të së dielës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë