Sevilla përballë United në betejën për finalen e Europa League

mb sot gjysemfinalja e pare uefa frame 671 1100x620

Do të zhvillohet sonte në mbrëmje në Rhein Energie të Koln, gjysëmfinalja e parë e Europa League.

Përballë njëra-tjetrës do të jenë andaluzët e Sevilla dhe Manchester United.

Tekniku i “Djajve të kuq” Ole Gunnar Solskaer i ka bëre thirrje lojtarëve të mëdhenj në ekip që të marrin për dore skuadrën kur kanë mbetur edhe dy ndeshje drejt një fitimi të mundshëm të trofeut. Kjo edhe për faktin se Manchester United i ka humbur gjysmëfinalet në të dy kupat angleze këtë sezon.  

Anglezet kanë pasur një ditë shtesë për t’u stërvitur duke qenë në gjendje edhe të njihen më mirë me fushën ku do të luajnë.

Ndërkohë skuadra e Lopetegui vjen e plotë në këtë përballje, por edhe me eksperiencën e 5 trofeve të fituara të këtij kompeticioni.

Tekniku spanjoll gjithsesi nuk i ka kursyer elozhet për kundërshtarin duke deklaruar se kjo skuadër e Manchester United është më e mira e viteve të fundit .

Sipas Lopetegui ata kanë gjetur futbollin e tyre, nuk kanë humbur që nga janari në Premier League duke qenë një ekip i plotë në shumë aspekte. Të dy skuadrat nuk kanë asnjë mungesë në sfidën e sotme.