SHBA dhuron teste dhe makineri për Shqipërinë, Kim: Pranë aleatëve në kohë të vështira

yuri kim 1 1100x620

Ambasadorja amerikane Yuri Kim njofton përmes një statusi në Twitter se Shtetet e Bashkuara, përmes programit USAID kanë dhuruar një sasi të konsiderueshme testesh anti-Covid për ISHP dhe spitalin “Nënë Tereza”

Ambasadorja shton se është dhuruar dhe një makineri për testimet duke thënë se aleatët qëndojnë pranë në kohë të vështira

“USAID dhuroi gjatë kësaj jave komplete të reja testimi për Institutin e Shëndetit Publik dhe Spitalin “Nënë Tereza” duke e bërë numrin total të testeve të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara për popullin shqiptar në 32,160.

USAID dhuroi gjithashtu një makineri të automatizuar për të nxjerrë rezultatet e më shumë testeve dhe më shpejt. Aleatët gjithmonë e ndihmojnë njëri tjetrin në kohë të vështira”, shkruan Kim.