Situata në kufij, Meta: Imazhe që turpërojnë dy vendet, qeveria të mundësojë teste falas

ILIR META 1100x620

Për qytetarët që vijojnë të qëndrojnë në radhë në kufi ka reaguar sërish Presidenti i Republikës.

Ilir Meta i bën thirrje qeverisë për të qëndruar pranë qytetarëve dhe për të marrë të gjitha masat, për informimin me transparencë, realizimin falas dhe në vendin ku ndodhen të tamponëve për COVID-19.

“Kontaktet me Greqinë të jenë konstante dhe vetëm në funksion të një zgjidhje të menjëhershme. Aktet e forcës janë të papranueshme!”, shkruan Meta.

Kërkesë, Kreu i Shtetit shqiptar ka bërë edhe për autoritetet greke që të bëjnë të pamundurën për zgjidhjen e situatës, imazhet e së cilës turpërojnë të dyja vendet.