Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Të bllokuar mes kufirit, mijëra qytetarë në Kakavijë kalojnë natën e tretë jashtë

Nga A2 CNN
16 Gusht 2020, 11:28 | Aktualitet
Të bllokuar mes kufirit, mijëra qytetarë në Kakavijë

72 orë në rrugët e kufirit në Atdhe. Durimi i shqiptarëve duket se ka prekur majat, me vendosjen e masave kundër Covid-19 te shtetit grek, çka shkaktoi radhë kilometrike në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Për mikrofonin e A2 ata tregojnë kalvarin e pritjes.

Por ka edhe nga ata të cilët kane ecur me orë të tëra në këmbë, pasi autobusët që përshkojnë linjën Shqipëri-Greqi, i kanë detyruar të zbresin në mes të 4 rrugëve.

Duket se pushimet që shqiptarët mezi i prisnin t’i kalonin në Atdhe janë kthyer në makthin e tyre këto 72 orë, duke krijuar kalvar të gjatë pritje në kufi, për të shpëtuar nga regjimi i karantinës 7 ditor të vendosur për çdo qytetar që hyn në kufirin grek. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë