Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Transportonte 15 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçari

Nga A2 CNN
16 Gusht 2020, 09:24 | Kronikë
Transportonte 15 emigrantë të paligjshëm, arrestohet

Policia e Korçës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe komisariatin e Pogradecit vunë në pranga një person i cili ishte duke transportuar emigrantë të paligjshëm me mjetin e tij.

Në vijim të operacionit policor "Perimetri" u arrestua 35 vjeçari nga Tirana A.SH. i cili po transportonte drejt kryeqytetit 15 emigrantë të paligjshëm me furgonin e tij.

Ky shtetas nuk i është bindur gjatë ndjekjes urdhrit të policisë për të ndaluar, por më pas u neutralizua.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani