Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

76-vjetori i Meidanit, urimi i Ramës: Shqipërisë i mungon sot normaliteti i tij presidencial

Nga A2 CNN
17 Gusht 2020, 12:20 | Politikë
76-vjetori i Meidanit, urimi i Ramës: Shqipërisë i mungon sot

Në përvjetorin e lindjes së Rexhep Meidanit, kryeministri Edi Rama përcolli dy mesazhe.

I pari, i dukshëm ndër rreshta, ishte urimi për 76-vjetorin e lindjes: “Duke e uruar profesorin në këtë ditë të shënuar të jetës së tij, uroj me gjithë zemër që normaliteti i virtytshëm institucional e intelektual që ai ka mishëruar, si President i Republikës e si penë e angazhuar në debatin mediatik, të bëhet norma e jo të mbetet ujë i pakët në jetën tonë institucionale e publike”. 

I dyti ishte një mesazh indirekt edhe për presidentin Ilir Meta dhe aktivitetin e tij në krye të Presidencës: “Rexhep Meidani ishte një njeri normal dhe një President normal, që meriton të vlerësohet si i tillë, jo thjesht për kohën tejet anormale kur ai pati privilegjin të luante rolin e Kreut të Shtetit, por edhe nga këndvështrimi i kohës së sotme, kur fatkeqësisht, Shqipërisë i mungon kaq shumë normaliteti në atë rol sa simbolik për unitetin tonë kombëtar, aq edhe thelbësor për ekuilibrin politik të vendit tonë”.

Ndërkohë, pasdite, Ilir Meta do të dekorojë ish-presidentin Meidani për kontributin e tij në Reformën Kushtetuese të vitit 1998. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu