Aksident i tmerrshëm në Moto 2, piloti shpëton për mrekulli

moto2 aksidenti 1100x620

Një aksident i tmerrshëm ndodhi në garën e së dielës në Moto 2, që u zhvillua në Austri. Enea Bastianini u rrëzua në xhiron e tretë të garës dhe motori i tij mbeti në mes të pistës, me pilotët pas tij që po vinin me shpejtësi në vijën e drejtë.

Njëri prej tyre, Hafizh Syahrin nuk e pa motorin e rrëzuar dhe e goditi me shpejtësi maksimale, duke u përplasur dhunshëm me të.

Enormous #Moto2 crash brings out the red flag

A crash for Enea Bastianini triggered chaos in #Moto2! 😱Thankfully, Hafizh Syahrin avoided serious injury after striking the bike! 💥#AustrianGP 🇦🇹

Posted by MotoGP on Sunday, August 16, 2020

Piloti nga Malajzia qëndroi i palëvizur në tokë dhe shërbimet mjekësore të pistës e dërguan menjëherë në klinikën e pistës. Drejtori i skuadrës së Syahrin, Gino Borsoi, njoftoi se piloti për fat të mirë nuk ka pësuar asnjë dëmtim të rëndë.

“Ka pësuar shumë goditje, sidomos në ije, por është i ndërgjegjshëm”, tha Borsoi.

Mjekët thanë më vonë se Syahrin nuk ka pësuar asnjë frakturë.