Armando Broja gati për hapin e madh, por Chelsea do ta huazojë

broja chelsea 1100x620

Shënoi 19 gola në sezonin e fundit me skuadrat e Chelsea-t U19 dhe atë U23, ndërsa debutoi edhe me ekipin e Lampard, duke treguar se është gati për hapin e madh në elitën e futbollit europian.

Është fjala për 19-vjeçarin shqiptar Armando Broja, i cili pavarësisht shifrave të fundit duket ende i ri për zënë vend në skuadrën londineze dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit kanë menduar ta huazojnë lojtarin.

“Goal.com” shkruan se sulmuesi shqiptar do të huazohet te skuadra holandeze e Vitesse Arnhem, e cila është në pronësi të manjatit rus Roman Abramovich.

Shkëmbime të tilla mes Chelsea-t dhe Vitesse Arnhem janë kryer shpesh, ku lojtarët huazohen në elitën e futbollit holandez dhe më pas rikthehen në Londër.