“Beautiful Albania”, kryeministri Rama poston fotot e destinacionit turistik të radhës

Pas replikave me presidentin Ilir Meta në rrjetet sociale në lidhje me situatën e krijuar ditët e fundit në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, kryeministri Edi Rama i është rikthyer promovimit të destinacioneve turistike të vendit.

Kreu i qeverisë ka shpërndarë në rrjetet sociale disa foto të mrekullueshme të Plazhit të Gjeneralit, të shkrepura në kënde të ndryshme.