Bilanci në Kosovë, janë 9 viktimat nga COVID-19

koronavirusi ne kosove 2 1100x620

Janë 9 viktimat e pandemisë në Kosovë në 24 orët e fundit. Ky është bilanci i shpallur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Prishtinë.

Rastet e reja të infeksionit nga COVID-19 janë 129, kryesisht në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë dhe Vushtrri.  ndërkohë që të shëruarit janë 152.

Bilanci total në Kosovë flet për 11545 persona të infektuara, me 410 viktima.