“Boshatisen’’ Kakavija dhe Kapshtica, radhët mbaruan, por a duhet harruar?

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, pas më shumë se tri ditësh në radhë kilometrike, ka marrë fund makthi i emigrantëve shqiptarë që ktheheshin në vendet e punës në Greqi.

Situata e krijuar degradoi deri në krizë humanitare ku nuk munguan, tensionet dhe as ngjarjet tragjike, siç ishte aksidenti fatal që i mori jetën 10-vjeçarit.

Ndërkohë janë dashur disa takime dhe marrëveshje mes autoriteteve shqiptare dhe atyre greke që situata brenda disa orëve të ndryshojë dhe të kthehet në normalitet të plotë.

Ndërkohë nga mëngjesi i 17 gushtit, në territorin grek nuk do të lejohet të futet askush që nuk ka një test negativ të Covid-19 jo më vonë se 72 orët e fundit dhe të jetë i përkthyer edhe në gjuhën angleze.