“Boshatisen” Kakavija dhe Kapshtica

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, pas më shumë se tre ditësh në radhë kilometrike, ka marrë fund makthi i emigrantëve shqiptarë që ktheheshin në vendet e punës në Greqi.

Situata e krijuar degradoi deri në krizë humanitare, ku nuk munguan tensionet dhe as ngjarjet tragjike, siç ishte aksidenti fatal që i mori jetën një 10-vjeçari.

Ndërkohë, janë dashur disa takime dhe marrëveshje mes autoriteteve shqiptare dhe atyre greke që situata brenda disa orëve të ndryshojë dhe të kthehet në normalitet të plotë.

Ndërkohë, nga mëngjesi i 17 gushtit, në territorin grek nuk do të lejohet të futet askush që nuk ka një test negativ të Covid-19 jo më vonë se 72 orët e fundit dhe të jetë i përkthyer edhe në gjuhën angleze.