Breshëri automatiku në Shkodër, vritet 23-vjeçari

Untitled collage 40 1100x620

Një person ka humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në qytetin e Shkodrës.

Viktima mësohet të jetë 23-vjeçari Gledis Kraja, i cili ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen “Daniel Matlija” pranë një marketi, ku sipas dëshmitarëve nga vendngjarja janë dëgjuar breshëri automatiku.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e autorëve.