Ditëlindja e Meidanit bën bashkë të majtë e të djathtë në Presidencë

Dekorimi i ish-presidentit Rexhep Meidani nga Kreu i Shtetit, Ilir Meta, që përkoi në ditën e lindjes së tij bëri bashkë në ambientet e Presidencës shumë të majtë e të djathtë.

Të pranishëm në vlerësimin me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” të ish-presidentit ishin ish-kryeministri Sali Berisha, kreu i PD, Basha, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë me të cilët Meidani ka bashkëpunuar në vite.

Ajo që të binte në sy ishte mungesa e kryeministri Edi Rama.