Fëmija i aksidentuar në Kakavijë, qeveria ndihmon familjen me 500 mijë lekë

ambulanca 1100x620

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka bërë të ditur se qeveria ka asistuar me 500 mijë lekë familjen e fëmijës që u aksidentua për vdekje në Kakavijë.

“Sot vendosëm që si qeveri të asistojmë familjen e të miturit që humbi tragjikisht jetën pasi i preu rrugën autoambulancës në Kakavijë, me një shumë prej 500.000 lekësh të reja, duke i rishprehur dhe njëherë familjes ngushëllimet tona më të ndjera. Engjëlli i vogël u dhëntë forcë”, shkruan Rama.

Aksidenti i rëndë ndodhi të shtunën, ku fëmija 10 vjeç u përplas për vdekje nga ambulanca.