Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Interi synon finalen e parë europiane pas një dekade

Nga A2 CNN
17 Gusht 2020, 15:33 | Futboll
Interi synon finalen e parë europiane pas një dekade

Dhjetë vjet pasi fitoi tre trofetë më të rëndësishëm brenda një sezoni, Interi ka shansin të kthehet në një finale europiane.

Nga sukseset e përjetuara me José Mourinho ka kaluar një dekadë, por tani, në vitin e parë të epokës “Conte”, zikaltërit mund të ëndërrojnë.

Edhe pse nuk arritën të shkurorëzonin Juventusin në Serie A, Europa League është një shans që nuk duhet shpërdoruar.

Interi do të luajë në gjysmëfinale përballë ukrainasve të Shakhtar Donetsk. Një kundërshtar i vështirë, që i njeh mirë kupat e Europës dhe ka në kontingjent shumë talente brazilianë. Fituesja e sfidës do të sigurojë biletën për finalen e Europa League, më 21 gusht kundër Sevilla-s.

A2 CNN Livestream

Dita jonë