Italia mbyll diskotekat dhe klubet e natës

Italia mbyll klubet dhe diskotekat dhe e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës në disa ambiente të hapura gjatë natës, në hapin e parë të këtij lloji pas rritjes së rasteve me Covid-19 në vend, veçanërisht mes të rinjve.

Gjatë javës së fundit, infektimet e reja në vendin e parë europianë që u godit rëndë nga koronavirusit, ishin më shumë dyfishi i atyre që u regjistruan 3 javë më herët dhe mosha mesatare e personave të prekur nga virusi ra nën 40 vjeç. Rregullat e reja do hyjnë në fuqi këtë të hënë, dy ditë pas një feste italiane, ku shumë të rinj italianë dalin jashtë për të festuar dhe do të zgjasin deri në fillim të shtatorit.

Bartja e maskës do të kërkohet nga ora 18 deri në 6 të mëngjesit , në zonat pranë bareve dhe lokaleve të natës ku ka më shumë grumbullime.

“Nuk mund të çojmë dëm sakrificat e bëra gjatë muajve të fundit. Prioritet duhet të jetë hapja e shkollave në muajin shtator, në mënyrën më të sigurt të mundshme”, u shpreh Roberto Speranza, ministri i Shëndetësisë.

Gjatë së shtunës autoritet u bënë thirrje të rinjve të tregojnë kujdes maksimal, pasi nëse infektojnë prindërit dhe gjyshërit e tyre dëmi qe do të shkaktojnë do të jetë i madh. Deri më tani, qeveria i kishte mbajtur të hapura klubet e natës pavarësisht kritikave për grumbullimet, mosruajtjen e distancës fizike dhe mosmbajtjen e maskës. Industria e jetës së natës kontribuon me 4 miliardë euro, por dëmi ekonomik ishte një çmim që dhe paguar sipas ministrit të Industrisë, Stefano Patuaneli. Italia raportoi 479raste të reja gjatë se dielës, më pak se një ditë më herët kur infektimet ishin 629.