Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kina aprovon vaksinën e saj të parë: Është efikase

Nga A2 CNN
17 Gusht 2020, 14:46 | Bota
Kina aprovon vaksinën e saj të parë: Është efikase

Kina aprovon vaksinën e parë të saj kundër Covid-19. Ajo emërtohet “Ad5-nCoV” dhe është zhvilluar nga Akademia Ushtarake Mjekësore-Shkencore në bashkëpunim me firmën private të bioteknologjisë “CanSino”.

Marrja e patentës i hap rrugën prodhimit në masë dhe në kohë të shpejtë në rast të një rikthimi të pandemisë, bëri me dije Administrata Kombëtare Intelektuale e Kinës. Aprovimi i vaksinës është arritur më 11 gusht, por vetëm tani është publikuar, pasi shkencëtarët kanë kërkuar një konfirmim shtesë për efikasitetin dhe sigurinë.

“Ad5-nCoV” përdor një virus të zakonshëm të ftohjes, por më të dobët, duke futur material gjenetik të koronavirusit të ri në trupin e njeriut. Qëllimi i këtij procesi është të trajnojë trupin për të prodhuar antitrupa që njohin dhe luftojnë Covid-19.

Faza e dytë e testimeve klinike tregoi se vaksina është e sigurt dhe e aftë të nxisë një kundërpërgjigje të sistemit imunitar, sipas një studimi të publikuar në revistën e njohur shkencore “The Lancet”, muajin e kaluar.

Ndërkohë, faza e tretë është në zhvillim e sipër dhe në të do të përfshihen vullnetarë jo vetëm nga Kina, por edhe nga shtetet e tjera të botës. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli