Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Koeman për të zëvendësuar Setien, Barça shtrëngon Messi-n

Nga A2 CNN
17 Gusht 2020, 15:28 | Futboll
Koeman për të zëvendësuar Setien, Barça

Barcelona në kaos pas turpërimit në Champions League nga Bayern-i, me situatën që është rënduar edhe nga zërat për largimin e Lionel Messi-t.

Mbledhja e jashtëzakonshme e bordit sportiv, ishte formaliteti për të larguar trajnerin Quique Setien, i emëruar në mënyrë surprizë gjatë janarit të kaluar.

Projekti i ri do të nisë me Ronald Koeman, një prej yjeve të së kaluarës te katalanasit dhe aktualisht trajner i përfaqësueses holandeze. Tekniku zbarkoi në aeroportin e Barcelonës, me zyrtarizimin që është çështje orësh.

Revolucioni në skuadër është i pashmangshëm, ku përpos emrave si Antoine Griezmann, ArturoVidal, Jordi Alba, as Luis Suarez e Gerrard Pique nuk e kanë më vendin të sigurt.

Tepër delikate është çështja e presidentit Bartomeu. Njeriu që e nisi drejtimin e klubit me tre trofetë madhorë të fituar brenda një sezoni, por që ka rënë në një spirale negative, mes katastrofave në kupat e Europës dhe skandaleve në klub. Bartomeu i ka larguar të gjithë kundërshtarët nga bordi drejtues, duke mbajtur vetëm 14 anëtarë, numrin minimal për të qëndruar në post. Nëse dikush jep dorëheqjen, klubi duhet të bëjë zgjedhje të parakohshme.

Në të gjithë këtë situatë, mbetet për t’u zgjidhur çështja e Leo Messi-t. Klubi këmbëngul që ylli argjentinas do të qëndrojë, por në Spanjë janë të bindur se sulmuesi do të largohet. Për herë të parë, blaugranat e shohin veten përballë rrezikut real që të humbasin kapitenin, prej vitit 2000 kur u bë pjesë e Barcelonës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli