Manastirliu këshillon qytetarët se si duhet të veprojnë kur dalin me miqtë

Manastirliuuuu 1100x620

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka dhënë disa këshilla për qytetarët për mënyrën se si duhet të veprojnë kur dalin me miqtë në kohën e lirë gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit.

Me një status në Facebook, Manastirliu jep 7 këshilla që duhet të kemi parasysh për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

“NORMALITETI I RI kërkon vetëm pak kujdes nga secili prej nesh, në përditshmërinë tonë. Ndihmoni në ndalimin e përhapjes së koronavirusit, duke zbatuar disa rregulla të thjeshta”, shkruan ministrja në tekstin që shoqëron foton me këshilla.