Një whisky prej 50,000 paundësh, Aston Martin dhe Bowmore frymëzohen nga James Bond

Një Wisky 50 mijë paund, rezultat i bashkëpunimit mes kompanisë luksoze të makinave Aston Martin dhe distilerisë skoceze Bowmore. Krijimi u inspirua nga agjenti i famshëm James Bond.

Whisky, edicion i limituar 31-vjeçar, do të mbajë emrin Black Bowmore DB5 1964. Shishet do të kenë një piston të vërtetë Aston Martin dhe 700 ml whisky malti Bowmore 1964, një nga më të rrallët në botë.

Ambalazhi është punuar në mënyrë artizanale nga Glasstorm, një studio bashkëkohore e përpunimit të qelqit. Për krijimin e secilës shishe nevojitet një javë kohë. Dy kompanitë kanë planifikuar që në vjeshtë të hedhin në treg vetëm 25 shishe, me çmimin marramendës prej 50 mijë paundësh për një prej tyre.

Ky është vetëm bashkëpunimi i parë i dy markave prestigjoze, ndërsa paralajmërojnë për të tjera në muajt në vijim, e duke parë rezultatin e bashkëpunimit të parë, kurioziteti është tejet i lartë, për të ditur çmimin e bashkëpunimeve të radhës.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 3 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 70 të shëruar në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 178 pacientë në spital, 18 në terapi intensive, 6 të intubuar
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 124 raste të reja në 24 orët e fundit