Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Persona të armatosur vrasin 8 të rinj gjatë një feste në Kolumbi

Nga A2 CNN
17 Gusht 2020, 18:36 | Bota
Persona të armatosur vrasin 8 të rinj gjatë një feste

Qeveria e Kolumbisë ka vënë një shpërblim për 53 mijë dollarë për këdo që ka informacione për ngjarjen e rëndë në provincën jugore të Narino ku 8 persona mbetën të vrarë ndërsa merrnin pjesë në një festë.

4 persona të armatosur hynë në festën që mbahej në një shtëpi të madhe në Samaniego dhe u qëllua për vdekje 7 burra dhe një grua që ishin mes të pranishmëve.

Motivet e sulmit janë ende të paqarta, por ka dyshime se bëhet fjalë për luftime mes bandave të drogës për territor.

Disa nga të mbijetuarit tregojnë për mediat vendase se kishin marrë kërcënime me vdekje që të ndalnin festën ku ata ishin të pranishëm në rrethinat e qytetit Samaniego.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani