Plagoset me armë një 31-vjeçar në Patos

plagosje ne patos 1100x620

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 19:00 në Patos. Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fushës së sportit.

Sipas policisë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Klajdi Sulo, 31 vjeç, banues në Patos.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Fierit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.