Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vlora me sytë nga deti, një sezon në pandemi

Nga A2 CNN
17 Gusht 2020, 19:27 | Aktualitet
Vlora me sytë nga deti, një sezon në pandemi

Në qytetin i cili gjatë verës fliste “italisht” këtë sezon ka vetëm turistë bjellorusë e ukrainas dhe shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë.

Mes pandemisë dhe turizmit, operatorët “përpëliten” të marrin më të mirën e sezonit. Si kurrë ndonjëherë më parë, i kanë sytë nga shtatori me shpresë të mbajë moti mirë e të mos kthehet izolimi.

“Kërkojmë të rikuperojmë humbjet”, thotë Manjola Rrapaj, përgjegjëse recepsioni.

Sezoni i deritanishëm mund të cilësohet ndryshe edhe si sezoni i fundjavave dhe pavarësisht kërkesave nga Kosova dhe Rajoni numri i turistëve është minimalist në 40% të kapaciteteve hoteliere në Vlorë.

E vetmja portë hyrëse, Porti Vlorës, ka shtrirë dorën për ndihmë. 50 milionë lekë të reja janë ofruar nga Porti Durrësit, që të mos nisin shkurtimet e administratës. Festim Skëndaj, përgjegjës përpunimi, thotë se krahasuar me një vit më parë, ende ky gusht nuk ka arritur as 10% të të ardhura të pikut.

Nëse vijohet me këto ritme, shtatori do të vijë me shkurtime në administratë, ndërsa nuk flitet më për investime.

Edhe për ata pak pushues të mbërritur në Vlorë, qyteti ofron pak shpresë. Ata e gjetën Vlorën këtë sezon të mpakur nga Pandemia.

Numri i pakët i pushuesve është reflektuar edhe në monumentet e kulturës dhe muzetë. Ata janë vizituar nga 50% më pak vizitorë, krahasuar me një vit më parë.

Qendra historike, atraksioni i këtij sezoni me zor arrin të ketë pak vizitor kryesisht mbrëmjeve, ndërsa atje kanë riskuar për të investuar vetëm dy biznese. Viti i ardhshëm shihet si i vetmi shpëtim për të rivitalizuar këtë zonë.

Nëse relaksit buzë detit i shkonte një libër, në libraritë e qytetit numri i blerësve është reduktuar ndjeshëm. Pasi edhe të apasionuarit pas librit priren pas blerjeve jetike. Pavarësisht problemeve, në Vlorë shpresa për të mos u dorëzuar duket se buron nga deti, ndërsa qyteti ka hapur dyert për këdo që dëshiron të jetë mysafir këtë verë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë