500 persona në karantinë në resortin italian, dy tentojnë të arratisen

152856397 6b9a04fe 4e44 4258 95e0 c5546e3fe144 600x338

Ndodhen në një parajsë të vërtetë për pushime, por fatkeqësisht 500 turistët e një resorti në Sardenjë janë të detyruar të qëndrojnë në karantinë për shkak të koronavirusit.

E gjithë kjo ka ndodhur në resortin e Santo Stefano në arqipelagun e Madalenës pas një rasti pozitiv mes stafit të strukturës turistike.

Pas kësaj njësia e administrimit të pandemisë në rajon ka testuar të gjithë të pranishmit në resort të cilët duhet të qëndrojnë të mbyllur deri në daljen e përgjigjeve.

Dy turistë nuk ishin dakord me këtë vendim dhe tentuan të largoheshin, por u ndaluan menjëherë nga forcat e rendit.

Kryebashkiaku i Madalenës, Luca Montella shpjegon se nuk ka asnjë alarm dhe se të gjithë të pranishmëve iu është kërkuar të qëndrojnë në resort deri në daljen e rezultateve.

Gjithashtu ai ka ndërmarrë një urdhër të ri ku iu kërkohet të gjithëve të mbajnë maska në rrugët e qendrës së qytetit.