6 të vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë nga koronavirusi

Koronavirusi ne Kosove 1 1100x620

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se 6 persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar në 416 numrin total të personave të vdekur.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë kryer 494 testime, nga të cilat 141 kanë rezultuar pozitivë, ndërsa janë shëruar 219 persona.

Deri tani në Kosovë kanë rezultuar pozitivë 11686 persona, ndërsa në total janë kryer 44927 testime.