8 futbollistë të Prishtinës me Covid-19, anulohet ndeshja në Europa League

prishtinaaaa 1100x620

Tetë futbollistë te skuadra e Prishtinës rezultuan pozitivë me Covid-19, duke bërë që ndeshja ndaj Lincoln e vlefshme për turin para-eliminator të Europa League të anulohet.

Me lojtarët e infektuar si Thaqi, Boshnjaku, Oto John, Diar Miftaraj,  Haxho, Bekteshi apo Besnik Krasniqi, fituesit e Kupës së Kosovës do të kishin vetëm 14 futbollistë në dispozicion dhe asnjë portier rezervë.

Në situatën e krijuar, UEFA vendosi që ndeshja në Gjibraltar të mos luhej dhe Komisioni i Disiplinës do të marrë një vendim për ekipin që do të kualifikohet.

Pak ditë më parë, Drita u eliminua në tavolinë nga Champions League pas rasteve të lojtarëve pozitivë me koronavirus dhe do të jetë e detyruar të luajë në Europa League.