8 lojtarë me Covid-19, pasi i anuluan ndeshjen futbollistët e Prishtinës i nxjerrin në rrugë

priushtinaaa 1100x620

Nuk përfundojnë telashet për skuadrën e Prishtinës, e cila shkoi për të luajtur futboll në Gjibraltar, por pasi 8 futbollistë rezultuan pozitivë me Covid-19, UEFA i anuloi ndeshjen, ndërsa skandali nuk u mbyll këtu.

Pasi stafi i hotelit u informua se disa futbollistë rezultuan pozitivë me koronavirus, nuk e lejoi ekipin që të rikthehej në hotel, shkruan korneri.net.

Në foto të publikuara nga mediat në Kosovë, disa lojtarë dhe anëtarë të stafit të Prishtinës shihen teksa qëndrojnë të ulur jashtë hotelit ku duhet të akomodoheshin.

Sa i përket ndeshjes ndaj skuadrës së Lincoln Red Imps, është Komisioni i Disiplinës që do të marrë një vendim për ekipin që do të kualifikohet.