Do të niste në fundjavë, shtyhet nga koronavirusi ndeshja hapëse e kampionatit francez

villas boas 1100x620

Kampionati francez ishte planifikuar të niste këtë të premte me përballjen Marseille-St.Ettiene, por nisja është shtyrë për shkak të koronavirusit.

Drejtuesit e Ligue 1 kanë vendosur të shtyjnë ndeshjen hapëse pasi klubi i Marseille ka raportuar për 4 raste me Covid-19.

Edhe klubi i Nimes ka raportuar për dy raste me koronavirus, ndërsa ende nuk dihet fati i ndeshjes së saj ndaj Brest, parashikuar për t’u zhvilluar të dielën.

Mediat sportive në Francë raportojnë se po merret në konsideratë edhe shtyrja e nisjes së sezonit, vendim ky që mund të vijë në 2-3 ditët e ardhshme.