Dua Lipa thërret “mbretëreshat”, Madonna i beson këngën shqiptares dhe Missy Elliott

dua lipa 1100x620

Një muaj më parë doli në një deklaratë për shtyp duke thënë se model i saj i suksesit ishte Madonna.

Thuajse një muaj më pas, këngëtarja shqiptare Dua Lipa publikon këngën e re dhe këtë e realizon jo vetëm në bashkëpunim me mbretëreshën e muzikës pop, Madonna-n, por edhe me ikonën femërore të hip hopit, Missy Elliott.

Një remiks i “Levitating”, rikthehet në vëmendje këtë verë nga këngëtarja shqiptare Dua Lipa. E Madonna, bashkëpunëtore në këtë projekt të ri të shqiptares, duket se po e shijon edhe versionin me zërin e Dua Lipës.

Përveç rimiksimit të muzikës, këngës dhe tekstit i është shtuar edhe një zë i rëndësishëm i muzikës botërore, Missy Elliott, e cila njihet si ikona e hip hop-it në tregun muzikor. “Levitating” nga Dua Lipa, Madonna e Missy Elliott ka vetëm katër ditë që është publikuar në të gjitha platformat muzikore dhe komentet pozitive kanë vërshuar në llogaritë e shqiptares Dua Lipa.